Zhupa: E morët ju programin e PD dhe e citoi Edi Rama!

Deputetja e PD, Ina Zhupa, gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare të Kuvendit, ka komentuar ashpër mungesën e rezultateve nga dy komisionet e posaçme të ngritura dhe drejtuara nga deputetët Xhafa dhe Braçe.

Zhupa u shpreh se këto komisione, të ngritura në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca, po mbyllin punën e tyre pa asnjë produkt konkret dhe pa sqaruar se cilat kanë qenë qëllimet apo përfitimet reale për qytetarët shqiptarë.

Zhupa gjithashtu kritikoi edhe mosmbajtjen e premtimeve elektorale, duke theksuar se edhe ato pak nisma që janë përmendur gjatë fushatës, po i realizon Edi Rama mbi bazën e programit të Partisë Demokratike.

“Ky Kuvend ka ngritur dy komisione të posaçme, të cilat u ngritën e drejtohen nga zoti Xhafa e Braçe, dhe në dijeni time mbyllet ky Kuvend pa pasur asnjë lloj produkti dhe pa kuptuar se kush ishin arritjet e këtyre komisioneve apo qëllimet, ose se çfarë fitoi Shqipëria nga këto dy komisione të ngritura në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca.

Apo, po prisni legjislaturën tjetër në mënyrë që të keni më shumë vota e të keni mundësinë të ndryshoni edhe kodet në varësi të orekseve të kryeministrit e mazhorancës.

Në lidhje me projektligjet, të paktën ato që thatë në fushatë e thatë sikur do i bënit ju, por e morët ju programin e PD dhe e citoi Edi Rama. Le të kalojmë minimumin jetik, le të kalojmë mundësinë që shqiptarët të jetojnë me dinjitet, para se të mbyllni këtë parlament nëse keni vullnetin të mbani të paktën një % të vogël nga ato mashtrime që keni thënë gjatë fushatës”, tha Zhupa.

About Redaksia

Check Also

Masakra elektorale/ Tabaku: Pranoni të vërtetat, në shtator rezolutë për 11 majin!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku nga foltorja e Kuvendit akuzoi mazhorancën në pushtet se është …