Celibashi e pranon: Procesi jashtë çdo standardi!

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka qënë i ftuar në emisionin KAFE SHQETO në Syri tv ku janë paraqitur shume video që shpjegojnë një proces zgjedhor të manipuluar.

Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri, Celibashi ka pranuar se duke para këto video të denoncuara tashmë nga opozita procesi është jashtë çdo standardi.

Flavio Qarri: Vazhdoni të qëndroni e të thoni që procesi është integral i pacenuar?

Ilirja Celibashi: Po pra do të duhet të themi se këto të dy apo tre, apo dhjetë apo pesëmbëdhjetë…

Flavio Qarri: Sa  kohë keni sot se mund të vazhdoj deri në mbrëmje…

Ilirjan Celibashi: Jo se do merremi edhe me rinumërimin. Edhe pse në fakt është komplet përgjegjësi e KAS për ta zhvilluar atë si proces por kemi edhe aspektin logjistik edhe teknik. Jemi duke gjykuar për këto episodet  në këto video. Të gjitha këto kanë nevojë për tu shqyrtuar. Për atë pjesën që i takon KQZ. Atë pjesën që u takon organeve të ndjekjes penale, për ta kuptuar se çfarë është bërë aty. Për fat pamjet janë të qarta edhe do të duhet të hetohen dhe të kuptohet se çfarë ka ndodhur 100 për qind aty se…

Flavio Qarri: Aty është manipuluar vullneti i qytetarëve, Nuk besoj se do shkencë këtu.

Ilirjan Celibashi: Do vinim tek ai diskutimi, se nga sa qytetarë është manipuluar ky vullnet, sa kanë ndikuar këto shkelje në proces. E bëjnë gjithë procesin të pavlefshëm, rrëzojnë një mandat apo 5 apo 6. Dmth kjo ka nevojë të kuptohet.

Për juve dmth, nëse këto pamje janë këto dhe të vetme, e impaktojnë rezultatin qoftë edhe për një mandat.

Flavio Qarri: Me shumë se aq, patjetër…

Ilirjan Celibashi: Jo, jo, nëse është vetëm kjo po them

Flavio Qarri: Po ju e dini  që nuk është vetëm kjo.

Ilirjan Celibashi: Jo këtë nuk e dimë.

Flavio Qarri: Po mirë, ne mund  të vazhdojmë. Tjetrën, meqë nuk është vetëm kjo.

Ilirjan Celibashi: Eshtë e njëjta qendër. Po ta shikosh ngjarjen. Zhvillohen në dy qendra votimi. Edhe pse ka episode të ndryshme për gjithsecilin. Qoftë tek ajo qendra e parë  e votimit. Është e qartë se në këto dy qendra votimi procesi është tërësisht në kundërshtim me të gjitha standardet.

Flavio Qarri: Mjafton ky koment i Celibashit….

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Balluku është e pandehur, duhet të vijë vetë për të dhënë llogari për skandalin e Llogarasë

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, gjatë mbledhjes së Komisionit për Burimet Natyrore, kërkoi respektimin e …