Deklarata e fortë e BE: Korrupsioni në nivele të larta bashkëpunon me rrjetet kriminale!

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka dhënë një mesazh të qartë dhe të fortë në lidhje me sfidat që përballen vendet e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në deklaratën e tij, Gonzato theksoi se rrjetet kriminale përdorin korrupsionin në nivele të larta për të shmangur drejtësinë dhe për të zgjeruar ndikimin e tyre në institucione, duke minuar besimin e qytetarëve dhe duke dëmtuar rëndë kohezionin social dhe mirëqenien publike.

Ai shtoi se bashkëpunimi ndërkufitar dhe forca e sistemit të drejtësisë janë thelbësore për t’i bërë ballë këtyre kërcënimeve dhe për të çuar përpara procesin e integrimit europian. Gonzato theksoi se vetëm institucione të pavarura, që veprojnë pa frikë apo favor, mund të garantojnë sundimin e ligjit – një kusht kyç për anëtarësimin në BE.

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato: BE dhe Ballkani perëndimor vazhdojnë të përballen me kërcënime të përbashkëta sigurie nga krimi i organizuar dhe korrupsioni dhe bashkëpunimi mes gjyqësorit dhe aktorëve përtej kufirit janë thelbësore për të luftuar krimin ndërkufitar, por edhe për të mbrojtur viktimat e krimit. Ne njohim angazhimin e vendeve në rajon për të luftuar së bashku krimin e organizuar që shkakton një dëm të madhe ekonomik. Është i dëmshëm për kohezionin social dhe  për mirëqenien e qytetarëve dhe po kështu gërryen besimin e qytetarëve në institucione. Korrupsioni i nivelit të lartë është i parë i shumë aktiviteteve kriminale dhe kërcënim i sigurisë. Rrjetet kriminale përdorin korrupsionin në nivele për të larta për të zgjeruar ndikimin e vet, apo për tiu shmangur drejtësisë. Forcimi i sundimit të ligjit është një sfidë thelbësore për vendet në procesin e anëtarësimit dhe rezultatet e prekshme në këtë drejtim janë elementët thelbësore për të ecur përpara në integrimin e BE.

Shërbimet e pavarura të prokurorisë që mund të hetojnë dhe të ndjekin penalisht  krimin pa frikë apo favor janë parakushte thelbësore për anëtarësimin në BE.

About Redaksia

Check Also

Vjedhjet që kalojnë nga Turqia/ Pacolli: Mesazhi që biznesmeni turk mori nga Presidenca e Erdogan

E njëjta skemë si në rastin e Tunelit të Llogarasë ashtu edhe në Aeroportin e …