Malltezi: Korporata e drejtësisë në operacionin “Shpëtoni ushtaren Irena” vonohet edhe 15 muaj të tjerë!

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarabër Malltezi, në një postim të tij në Facebook, ka kritikuar ashpër zhvillimet në lidhje me hetimin ndaj gjykatëses (siç ai e quan ‘ushtares’) Irena Gjoka.

Ai ka akuzuar “Korporatën e Drejtësisë” për zvarritjen e procesit dhe përpjekjet për të shpëtuar Irenën, duke theksuar se vonesat janë bërë qëllimisht për të shtyrë vendimin dhe për të mbrojtur individë që kanë fshehur dëbime dhe dënime penale.

Postimi

Korporata e drejtësisë në operacionin “Shpëtoni ushtaren Irena” vonohet edhe 15 muaj të tjerë:

Prokurori në Tiranë shpall moskompetencë për kallëzimin ndaj Irena Gjokës dhe ia kalon SPAK. E firmos vendimin më 06.06, shefi i tij e firmos më 12.06 dhe vjen më 17.06. Zvarritje për të shpëtuar ushtaren Irena. Jep edhe ide sesi të zvarritet edhe më tej, pasi nuk dimë si është marrë vendimi i dënimit të Irenës që gjykata ia dha (Fredi Belerit) me vulë apostile.

Pra, ndërsa KLGJ dhe Prokuroria kanë 15 muaj që nuk e gjejnë dot nëse Irena ka qenë e dëbuar (kur ajo vetë ka dhënë prokurë para noterit për të kundërshtuar dëbimin), del se ka qenë edhe e dënuar me vendim penal dhe se edhe dy dëbimet, edhe dënimin i ka fshehur dhe ka falsifikuar formularët.

Por, mender prokuroritë dhe KLGJ mbyllin sytë, hundët dhe veshët, duke bërë idiotin e dobishëm për të shtyrë edhe 15 muaj teatrin me delikuenten që ia bën të gjitha dokumentet absolutisht të pavlefshme.

Image

About Redaksia

Check Also

Popullorët Europë nuk pranojnë farsën e 11 majit: Zgjedhjet, jo të drejta, Partia në pushtet të përgjigjet

Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë të Partive Popullore Europiane (PPE), z. Patrick Voller, deklaroi se …