CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Alizoti në Berlin: Në Shqipëri nuk zhvillohen më zgjedhje të lira, grupet kriminale deformojnë votën!

Deputeti i PD, Tomorr Alizoti gjatë një takimi në Berlin të Gjermanisë ka shprehur shqetësimin lidhur me situatën politike në Shqipëri.

Alizoti shkruan se, në Shqipëri nuk zhvillohen më zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vota blihet, kontrollohet dhe merret me presion.

Postimi

Në një bisedë të zhvilluar sot në Berlin, ndava shqetësimin tim për situatën politike në Shqipëri, larg dekorit zyrtar dhe fjalorit të paketuar që nuk pasqyron realitetin.

E vërteta është e thjeshtë dhe e hidhur: në Shqipëri nuk zhvillohen më zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vota blihet, kontrollohet dhe merret me presion.

Përmenda Elbasanin si një shembull domethënës: një qytet me histori, por sot i kthyer në laborator të deformimit të votës nga grupe kriminale.

Problemi nuk është më thjesht korrupsioni, por mungesa e legjitimitetit.

About Redaksia

Check Also

Binaj jep numrin e kontaktit/ Një lëvizje për ndryshim për ta shpëtuar Tiranën

Mesazhi: Me këtë video, dua të bëj një falënderim të sinqertë. Faleminderit të gjithë juve …