Ambasadori amerikan u bën thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Izraeli

Në mes të përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, Shtetet e Bashkuara kanë nisur përgatitjet për evakuimin vullnetar të shtetasve amerikanë nga territori izraelit.

Lajmi u konfirmua të mërkurën, më 18 qershor, nga ambasadori amerikan në Jerusalem, Mike Huckabee, përmes një njoftimi urgjent të publikuar në platformën X (ish-Twitter).

“Njoftim urgjent! Për shtetasit amerikanë që dëshirojnë të largohen nga Izraeli – Ambasada e SHBA-së në Izrael (@usembassyjlm) po punon për organizimin e fluturimeve të evakuimit dhe nisjeve me anije turistike. Duhet të regjistroheni në programin Smart Traveler Enrollment Program (STEP),” shkroi Huckabee.

Ende nuk dihet se sa amerikanë kërkojnë të largohen nga vendi dhe nëse ushtria amerikane do të përfshihet në procesin e evakuimit. Departamenti Amerikan i Shtetit nuk ka komentuar deri tani mbi situatën.

Masat vijnë ndërsa tensionet në rajon janë në rritje dhe luftimet midis Izraelit dhe Iranit kanë hyrë në ditën e gjashtë, duke shkaktuar shqetësim për përhapjen e konfliktit dhe rrezikun për shtetasit e huaj.

About Krye Redaktor

Check Also

Macron njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar sot se ka vendosur që Franca të njohë …