Berisha: Kalova një gjendje gripale, por unë jam transparent, nuk jam si ai tjetri që shkarkon Komandatin e Gardës

Kreu i PD, Sali Berisha, ka komentuar në një dalje publike gjendjen e tij shëndetësore, duke theksuar se kishte kaluar një gjendje gripale të lehtë dhe se gjithmonë i qëndron parimit të transparencës me qytetarët.

Ai u shpreh se ndryshe nga kryeministri Edi Rama, i cili sipas tij vepron në fshehtësi dhe shkarkon zyrtarë si Komandantin e Gardës për të mbuluar lajmet, ai vetë informon publikun për çdo problem shëndetësor.

“Është e vërtetë, por unë jam transparent. Nuk bëj si ai tjetri që të shkarkojë Komandantin e Gardës pse infermieret nxjerrin lajmin. Unë një ditë po pata problem shëndetësor, unë njoftoj publikun.

Kisha një gjendje virale e cila kaloi pa asnjë ndërlikim të veçantë. Kjo është. Pra edhe njëherë. Dy standarde. U shkarkua Komandanti i Gardës, në fakt në transparencë është për këtë, por thelbi i shkarkimit të këtij është bota e krimit. Do ta merrni vesh shpejt.

Po bëhet një investigim.  Por ai u shkarkua pikërisht të nesërmen e disa procedurave spitalore, në të cilat nuk pati asnjë test serioz për ato që duhet të kishte”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

2500 euro çdo polici për të dhunuar rininë/ Reagimi i Kedhit për vendimin e Ramës

Deklarata e nënkryetarit të PD, Nikola Kedhi: Sot Edi Rama u tha policëve të Shqipërisë …