Në qershor 2024, Emisioni “Report” në RAI 3 transmetoi pjesën e dytë të dokumentarit për Shqipërinë ku gazetari Giorgio Mottola intervistoi ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj i cili ndodhej në Zvicër pas mandatit të arrestit ndërkombëtar. Ky i fundit flet për ergys Agasin, biznesmenin nga Durrësi dhe lidhje të tij me anëtarë të grupeve kriminale si për shembull narkotrafikantin Xhevdet Troplini.
Pjese nga intervisa ne Rai 3
Në “Report”, ish-krahu i djathtë denoncoi marrëdhëniet mes kreut të qeverisë shqiptare dhe anëtarëve të krimit të organizuar
Vetë Ahmetaj deklaroi se ka qenë i vetmi që ka ngritur në mbledhjen e qeverisë problemin e kanabizimit të vendit, por sipas tij, Edi Rama iu përgjigj se kjo po ndihmonte ekonominë e vendit.
“Unë isha i vetmi që ngrita këtë në një mbledhje qeverie. Si ka mundësi që kanabisi po përhapet dhe qeveria nuk bën asgjë? Çfarë më tha Rama? Sipas tij plantacionet i kishin dhënë një shtysë ekonomisë së vendit. Unë iu përgjigja se si mund të ndodhë kjo? Kolumbia duhet të jetë shteti më i pasur në botë meqë eksporton miliona tonelata me kokainë. Në fakt gjenden keq. Si do të mundet Shqipëria të bëjë ekonomi në këtë mënyrë?” – thotë Ahmetaj gjatë një rregjistrimi të fshehtë të bërë nga “Report”.
Ish-numri “dy” i qeverisë bën akuza të forta edhe për lidhje të Ramës me krimin e organizuar.
“Grupet kriminale marrin tenderë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre. Është e ditur kjo në Shqipëri. Ndërtojnë, pastrojnë paratë e tyre ndërtim në Shqipëri. Praktikisht shesin drogë në të gjithë Europën dhe pastaj i kalojnë në Shqipëri. Ka në fakt një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri – tjetrin.
Kjo sepse Edi Rama iu ka kërkuar të mos i hapin telashe. A është Rama i lidhur me këto grupe kriminale? Nuk është vetëm i lidhur, por po të jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi. Është një tip që jeton në Durrës, pranë klanit të Durrësit. Tani është bërë për llogari të Ramës, koordinator i të gjithë grupeve” – thotë Ahmetaj.
Rai 3 thotë se Ergys Agasi është një biznesmen nga Durrësi, djali i një ish-deputeti socialist, përveç të tjerash pronar i një kompanie që prodhon cigare dhe që merret me logjistikë. Nuk ka qenë kurrë i dënuar apo i hetuar për lidhje me mafian shqiptare, por shpesh mediat kanë folur për lidhje të tij me anëtarë të grupeve kriminale si për shembull narkotrafikantin Xhevdet Troplini.
“Agasi bën koordinatorin dhe pastaj ai i përdor për zgjedhjet. Ku i takon Rama? I takon edhe në zyrën e tij, në zyrën e mbledhjeve që ka në selinë e qeverisë. Unë nuk kam marrë pjesë sepse nuk kam pranuar kurrë të përfshihem. I kam parë pothuajse të gjithë. Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani… Po. Kapo të mafias” – thotë Ahmetaj në rrëfimin për RAI3. ©LAPSI.al