Eurodeputeti: Hetoni lidhjet e Ergys Agasit me Irena Gjokën

Fredi Beleri: U mundova sot t’u shpjegoj kolegëve të mi evropianë sesi është situata reale në Shqipëri dhe çfarë ndodhi në zgjedhjet e 11 majit. U tha se në çdo qark, krimi i organizuar ka përfaqësues të tij.

Unë e di që shumë shikues tani thonë për mua por dhe për deputetët e opozitës që ishin atje, që ne i bëjmë keq Shqipërisë. Unë besoj se më mirë të jemi të dobishëm dhe të vërtetë, sesa ti mbulojmë këto fakte dhe Shqipëria të vejë drejt greminës dhe të mos shkojë drejt Evropës.

Pra, kam zgjedhur të jem i dobishëm dhe të them të vërtetat e mia, duke bërë edhe pse shumë njerëz tani për tani mendojnë se ne po i bëjmë keq, por nuk është e vërtetë. Duhet të pastrohet. Populli shqiptar ka jetuar 45 vjet diktatori dhe nuk do një diktatori të re. Unë i ftoj gazetarët të investigojnë se cilët janë lidhjet e zotit Agasi me gjyqtaren Gjoka.

Ishte një nga faktorët që komandonte gjyqësorin, komandonte zgjedhjet, ishte një njeri shumë afër kryeministrit i cili ka ikur në drejtim të paditur,

Unë nuk kam çfarë them më shumë, por ishte ai që mbronte zonjën Gjoka, ishte njeriu që mbante zonjën Gjoka në sistem.

Nuk funksionon ndarja e pushteteve. Drejtësia në vendin tonë, është dora e zgjatur e pushtetit. Kjo nuk mund të ketë zgjedhje, kjo vrau zgjedhjet, vrau demokracinë. Nuk është puna se zgjedhjet mund të ishin ndryshe. S’ka si të ishte ndryshe, zgjedhjet janë të kapura. Kemi përpara punë të madhe për të sqaruar.

About Redaksia

Check Also

“Shqipëria është një narko-shtet”/ Intervista me Kryeprokurorin e Napolit

“Në Londër kontrollojnë pothuajse të gjitha pikat e shitjes së drogës, janë protagonistë në trafikun …