Kërcënimi mbërrin në Parlamentin Europian/ Si Rama zhduku SPAK nga hetimet e krimit elektoral

Kërcënimet e Ramës ndaj drejtësisë në Shqipëri kanë mbërritur në Parlamentin Europian.

Është mbajtur në Strasburg Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asociimit Bashkimi Evropian – Shqipëri. Në fjalën e tij gjatë këtij takimi Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi tha duke folur për task-forcën e prokurorive dhe KQZ për hetimin e krimeve zgjedhore se, rezultatet e tyre janë zero. Ishte nje projekt që ka mbetur vetëm në letër.

Bardhi citoi në fjalën e tij edhe kërcënimin që këto institucione morën nga kreu i qeverisë Edi Rama kur tha gjatë një dalje mediatike se “po survejoni partitë politike, të ndalet menjëherë, ndjekja e partive dhe aktiviteteve partiake, nuk mund të cenoni të drejtat e qeverisë dhe ti bëni trysni administratës publike”. “Uroj të jetë lajthitja juaj e momentit”.

“Kisha një pyetje për përfaqësuesen e Komisionit Evropian që, po citoj, në fjalën e saj përmendi ngritjen e task – forcës mes Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK dhe KQZ. Është e vërtetë në fillim të vitit përmes njoftimeve institucionale zyrtare, të tre institucionet, ngritën grupe të posaçme që do të monitoronin në terren krimet zgjedhore.

Bënë një ndarje të detyrave të tyre. Ndërtuan një strategji të përbashkët institucionale për të luftuar krimet zgjedhore dhe padyshim që ishte një veprim që meritonte të përshëndetej. Fakti është që me 20 Shkurt, kryeministri i vendit Edi Rama në një dalje mediatike i kërkoi Prokurorisë së Posaçme të ndalë menjëherë veprimin në terren dhe unë dua ta citoj për të qenë i saktë, “Po survejoni partitë politike, të ndalet menjëherë, ndjekja e partive dhe aktiviteteve partiake, nuk mund të cenoni të drejtat e qeverisë dhe ti bëni trysni administratës publike”. “Uroj të jetë lajthitja juaj e momentit”. Ishte deklarata publike e Kryeministrit.

Nga ai moment, pra nga 20 shkurti i vitit 2025, vetëm pak muaj përpara datës së zgjedhjeve e deri në përfundim të zgjedhjeve rezultoi që jo vetëm Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme dhe hetuesit e tyre nuk u panë më në terren për të hetuar krimet zgjedhore por nuk pati asnjë rezultat për të parandaluar krimet zgjedhore deri ditën e zgjedhjeve. Mund të ketë në momentin që flasim çështje nën hetim, apo procedime të regjistruara, por më lejoni tju sjell në vëmendje që e njëjta sjellje ka ndodhur edhe në 2021 dhe sot ka me dhjetëra kallëzime që vazhdojnë të hetohen edhe pse ne kemi kryer edhe zgjedhjet e 2025. Që kështu nëse rezultatet e këtyre hetimeve ne i marrim në vitin 2030, sigurisht që kjo nuk ndihmon as në ndëshkimin e krimeve zgjedhore por mbi të gjithë nuk ndihmon në parandalimin e krimeve zgjedhore.

Dhe pyetja ime është për Komisionin Evropian, në procesin dhe rrugën që ka Shqipëria përpara, në procesin e integrimit, Është e rëndësishme të kemi rezultate apo projekte ne letër. Sepse dëshira e të tre institucioneve që ngritën Task – Forcën për të hetuar krimet zgjedhore ishte nje tentative që mbeti vetëm në letër. Në realitet ka zero, zero, rezultate. Prandaj pyetja është, po e përsëris sërish në duhen rezultate konkrete apo na duhen ti kemi në letër strategji të bukura që qëllimin mund të kenë pozitiv por në realitete nuk sjellin asgjë”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Gjykata federale e SHBA-së autorizon kërkesën për konfiskimin e aseteve shqiptare

Shqipëria përballet me një tjetër humbje financiare pas Becchettit Pas humbjes së arbitrazhit me biznesmenin …