Për deputetët e partisë së krimit kisha vetëm një fjalë, ju nuk përfaqësoni popullin, përfaqësoni kartelet e drogës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj përbërjes së re të parlamentit pas zgjedhjeve të 11 majit, duke e cilësuar atë si “parlamentin e karteleve të drogës”. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se me deputetët e “partisë së krimit” kishte vetëm një fjalë: “Nuk përfaqësoni popullin, përfaqësoni kartelet e drogës dhe krimin në Shqipëri. Ju vend në parlament nuk keni!”

Berisha kërkoi dorëzimin e mandateve nga ana e deputetëve të rinj dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja, duke e cilësuar të gjithë procesin si të manipuluar. Ai përmendi konkretisht rastin e fletëve të votimit pa firma, për të cilat u shpreh se të gjitha votat i mori vetëm një person, “famozja Sara Mile”.

“Me deputetët e partisë së krimit kisha vetëm një fjalë: nuk përfaqësoni popullin, përfaqësoni kartelet e drogës dhe krimin në Shqipëri.

Ju vend në parlament nuk keni! kaq

Dorëzoni mandatet, të bëhen zgjedhje dhe kjo është e gjithë puna.

A e pe ti se çfarë bëhet?

Të gjitha votat në fletët pa firma i merrte vetëm një person që quhet famozja Sara Mile. E kuptuat pra.

Kanë ndodhur gjëra që ndoshta Treni Bullgar është thjesht njëri komponent se duket se ka pasur dhe ndërhyrje të tjera shumë më të mëdha.

E thashë në fjalën e parë që mbajta, aty në parlament vjen Elvis Doçi, Xhevdet Troplini, Fatmir Troplini, vjen Poja, vjen karteli i drogës Troplini.

Në parlament vjen karteli i drogës i Gjushit, Shqopës, etj me radhë.

Në parlament vjen karteli i heroinës dhe kokainës i Elbasanit, Suel Çela me lejtnantët e vet.

Pra, vijnë baronët e drogës.

Kjo është e vërteta e parlamentit që vjen”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Komando e polumbarëve të ushtrisë shkoi në Roterdam për të nxjerrë kokainën nga anija”, deklarata…

Artan Hoxha A ma gjen ti se, cila është ajo forcë madhore, që i bëri …