Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar edhe ndaj zhvillimeve të fundit lidhur me dosjen e grupit kriminal “Troplini” dhe përfshirjen e zyrtarëve të lartë në skema të dyshimta.
Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe këshilltarin e tij Ergys Agasi, duke i cilësuar reagimet publike si “karamele” dhe “flluska” për të shmangur vëmendjen nga faktet.
Berisha u bëri thirrje gazetarëve që të mos bien pre e, siç i quajti ai, “shashkave” dhe të vijojnë me hetime të pavarura për të zbuluar të vërtetën.
“Karamele, flluska të hedhura për të mbrojtur Ergys Agasin dhe Edi Ramën.
Çfarë qëndron aty?
Dy makina që Troplinët kishin parkuar në oborrin e Ergys Agasit, shkoi policia dhe i mori, në një kohë kur kartelit Troplini nuk i është prekur as një e dhjeta, as një e njëzeta e perandorisë së tyre, të ekonomisë së ngritur mbi drogën dhe krimin.
Shashkat mos i pranoni, ju lutem.
A e dini kush e hapi lajmin? Autori i lajmit është vetë Ergysi.
I tha një kolegut tënd gazetar…
Edhe ju bëni investigime, edhe unë bëj investigime. U duk ajo. Ergysi vetë”, tha Berisha.