Elisa i jep ultimatum Iranit

Kryetarja e Parlamentit të Ramës, Elisa Spiropali, mbajti fjalën e rastit në Samitin Parlamentar të NATO-s në Bruksel ndërsa u ndal në zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, luftën në Ukrainë, dhe pozicionin e Shqipërisë në Aleancë.

Duke iu drejtuar asamblesë Elisa shprehu shqetësimin mbi situatën e tensionuar midis Izraelit dhe Iranit, duke e cilësuar atë si një zhvillim të rrezikshëm dhe të tepërt.

Ajo i bëri një ultimatum të fortë Iranit për të ndërprerë aktivitetet bërthamore dhe të raketave balistike, duke vepruar në përputhje me detyrimet ndërkombëtare, përfshirë Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.

About Krye Redaktor

Check Also

Takimet në Durres të demokratëve janë një shpresë për ndryshimin

Ka të rinj dhe të reja në takime,. Ka qytetarë dhe shpresë për ndryshimin në …