“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”! Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit të PS

Një dosje hetimore që mban Nr.586 e rregjistruar në SPAK ka pasur si subjekt gjykimi shtetasin Dritan Lleshi alias Dritan Ndreca, i cili është djali i xhaxhit të deputetit të PS, Plarent Ndreca.

Dritan Ndreca me origjinë nga Puka por banues në fshatin Ngurëz të Vogël në Lushnjë, është marë i pandehur dhe rrezikon dënimin me 8 muaj burgim, pasi akuzohet nga SPAK, për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojne funksione publike”.

Sipas hetimit ka rezultuar se Dritan Ndreca, i ka premtuar një banori të zonës i quajtur, Arjan Ndoni, se kundrejt 4 milion lekëve të vjetra do i fuste në punë djalin e tij, Eljo Ndoni, si inspektor mjedisi në qytetin e Fierit.

I pandehuri Ndreca, i ka premtuar Arjan Ndonit se emërimin e të birit në punë, do e realizonte përmes vëllait të tij, Plarent Ndreca, i cili gjatë vitit 2020 punonte si Sektretar i Përgjithsëm pranë Ministrisë së Brendshme.

Në vazhdim të dëshmisë së Arjan Ndonit, ai ka treguar se i kishte besuar Dritan Lleshit alias Ndrecës, që do i punësonte të birin në administratën publike, pa aplikuar apo pa iu nënshtruar një konkursi.

Më tej Arjan Ndoni ka treguar se Dritan Lleshi ia ka dhënë të gjithë dokumentet e shkollës së të birit dhe e ka bërë ai aplikimin në Tiranë.

Por veç dokumentave, si fillim Ndreca, i ka kërkuar një shumë prej 2 milion lekë të vjetra në formë kapari,të cilën Arjan Ndoni ja ka dorëzuar.

Plani ishte që punësimi të bëhej në Qershor, por pasi kaloi ky muaj, Dritan Ndreca, i ka thënë për në shtator.

Arjan Ndoni e ka parë që ishte mashtrim, dhe ka filluar t’i kërkojë vlerën 2 milion lekë të vjetra të dhënë në formë kapari, por Dritan Ndreca i ka thënë se do e bënte punësimin në muajin Nëntor.

Edhe në muajin Nëntor, nuk është realizuar punësimi, ndaj Arjan Ndoni, i është drejtuar me një kallëzim penal policisë së Fierit, duke akuzuar Dritan Lleshin alias Ndreca për “Mashtrim” dhe “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm”.

Çështja përfundoi në prokurorinë e Posaçme SPAK, ku pas hetimeve të kryera Dritan Lleshi u mor i pandehur dhe tashmë rrezikon një dënim prej 8 muaj burgim./Ora News

About Redaksia

Check Also

Nesho: Së shpejti PD do të raportojë në nivelet më të larta të administratës Trump për 11 majin

Diplomati Agim Nesho, ka treguar se brenda një kohe të shkurtër, drejtues të lartë të …