Masakra zgjedhore/ Boçi: Edhe në Shkodër vepruan bandat, por qytetarët na mbështetën!

Drejtuesi politik i PD për zgjedhjet e 11 majit në qarkun Shkodër, Luçiano Boçi ishte mbrëmjen e djeshme në emisionin Log, në News 24, ku ka folur për situatën pas zgjedhjeve teksa ka filluar rinumërimi i kutive të disa qarqeve.

Boçi, ka denoncuar ashpër atë që e cilëson si një “industri të grabitjes së votës”, duke theksuar se fenomeni nuk lidhet me një akt të vetëm, por me një proces të organizuar që ka zhdukur vlerën reale të zgjedhjeve në Shqipëri.

Sipas tij, edhe në Shkodër, ndonëse PD shënoi një rezultat të mirë, janë përdorur të njëjtat skema manipulimi si në Durrës, Fier dhe Elbasan, ku grupet kriminale dhe ndërhyrjet politike kanë ndikuar direkt në procesin zgjedhor.

“Argumentet nuk lidhen me një akt, por është një proces i tërë që ka prodhuar një industri të grabitjes të votës. Është zhdukur procesi zgjedhor dhe vlera e votës. Nëse e pranojmë këtë dalim tek Shkodra. Situata në Shkodër nuk ka ndryshim nga Fieri, Durrës. Veproi edhe në Shkodër si në Durrës dhe Elbasan.

Pati një rezultat të mirë, merita i takon votuesit, që e ka shprehur mbështetjen për PD. Në hapjen e kutive duhet të ishte më e madhe. Merita tjetër i takon strukturës së PD, kandidatëve, kanë dhe rolin drejtuesit politik. Këto janë elementë që bashkohen bashkë për të sjellë një rezultat.

Nuk mund të themi që në Shkodër nuk vepruan bandat, nuk mund të themi që nuk pati skemë të vjedhjes së votës, e paraprirë dhe në muajt e fushatës, kemi denoncuar dhe veprimet antikushtetuese të kryeministri në SPAK. Ka patur dhe momente që kallëzuesi është intimiduar dhe kallëzimet tona janë rrëzuar dhe SPAK i është kthyer idesë së normalitetit”, tha Boçi.

About Redaksia

Check Also

Nesho: Së shpejti PD do të raportojë në nivelet më të larta të administratës Trump për 11 majin

Diplomati Agim Nesho, ka treguar se brenda një kohe të shkurtër, drejtues të lartë të …