Një dallkauk me kostum…

Nga Iva V.GRILLO

Deklarata/narrativa e mëposhtme është jo vetëm e papranueshme për një vend apo për politikanë që pretendojnë që synojnë hyrjen e Shqipërisë në BE, por është tregues i degradimit, vizionit anakronik dhe arrogancës së skajshme të një sekti bashibozukësh politikë të cilët e kanë kthyer shtetin në saraje personale.

Askund nuk do të kishte kaluar kjo deklaratë/narrativë pa i kushtuar karrierën atij që e bën… ose të paktën pa i vënë damkën si një politikan ekstremist.

Promovimi e mburrja me idenë e shkatërrimit të opozitës (cilado qoftë ajo) dhe çimentimi i një regjimi të një partie shtet është një kthim në kohërat e errëta të parardhësve të këtij dallkauku me kostum…

Ja të shikojmë çfarë mendimi kanë edhe përfaqësuesit e BE në Tiranë tek dëgjojnë deklarata të tilla, ndërkohë që shpenzojnë kohë e bëjnë koncerte për të festuar bashkëjetesën me të ndryshmit, pranimin e mendimit e alternativave ndryshe, etj, etj…

Si e ka emrin lufta politike me çdo mjet për të anatemuar, denigruar dhe elemimuar opozitën?!

About Redaksia

Check Also

Ndërkombëtarët duhet ta falënderojnë Berishën

Nga Reldar DEDA Protestat opozitare kanë qenë një element i pandashëm i tranzicionit, me rezultate …