Avokati i Metes Kujtim Cakrani
“U paraqitën 5 fashikuj, tre prej tyre ishin përkthime nga çështja e lobimit në SHBA.
Prokurori e pranoi në seancë se lobimi në SHBA ka rënë si vepër penale për zotin Meta, pasi nga emailet që kanë ardhur nga Departamenti i Drejtësisë vërtetohet se Meta nuk ka kryer pagesë 100 mijë euro siç është thënë deri më sot, por ka qenë një pagesë 15 mijë euro, që është ndërprerë më pas.
U mbars mali dhe polli një mi. Sot prokurori ka kërkuar që akuza sa i përket lobimit në SHBA nuk qëndron më. Ky është një lajm shumë i mirë, sepse është një akuzë që ka ndërtuar korrupsionin ndaj zotit Meta.
Këtë gjë ju nuk e keni raportuar sepse është diskutuar e vazhdon të diskuohet, u shty sepse unë kërkova të njihem me aktet, të njihem me disa dëshmi.
Prokurori ka kërkuar që ne të bëjmë verifikime sepse po bëjnë dhe hetime ndaj pasurisë së ish-vjehrrës së zotit Meta.
Prokurori foli aty për të gjithë të tjerët, por në asnjë moment nuk përmendi as korrupsion, as lobim dhe as akuza ndaj zotit Meta e unë aty nuk isha avokati as i zonjës Kryemadhi as i vjehrrës, e isha avokat i zotit Meta, aty u përmend çdo njeri tjetër veç atij.
Pasuria e zotit Ilir Meta janë zero, ju thashë e vazhdoj të them të marrin Elon Musk ta çojnë në Hënë e ti gjejnë ato për të cilat është ndërtuar ai mal i madh i akuzave nga llumi i të gjithë llumit të kësaj shoqërie.
Ish-presidenti po mbahet aty vetëm për aludime, jo për akuza. Thelbi ishte se ai po mbahet brenda pa akuza.
Prokuroria duhet të na sjellë në fakte se çka bëri këtë 8 muaj (ku ish presidenti ndodhet në burgi) dhe ju gazetarë duhet të shqetësoheni për këtë inkuzicion që bëhet ndaj një presidenti të republikës”