Nga Petrit VASILI
1-Barbarizmi elektoral i 11 majit është provuar në mënyrë dërrmuese se ishte një aksion mafioz i drejtuar nga një dorë e vetme, që ishte Edi Rama.
3-Barbarizmi elektoral u konsumua përmes qindra formave të manipulimit, vjedhjes, shitblerjes, falsifikimit të dokumenteve dhe shantazhimit të votës së lirë të qytetarëve.
4-Barbarizmit elektoral iu vunë në dispozicion të gjithë mekanizmat e shtetit, me në krye Kryeministrin dhe Qeverinë, duke vazhduar me Task Forcën mashtruese dhe të inkriminuar të drejtësisë, e më tej KQZ-në, bashkitë, policinë, ambasadat.
5-Barbarizmit elektoral i shërbeu një ushtri e tërë patronazhistësh banditë të çdo lloji, ku pjesa dërrmuese ishin administrata shtetërore e të gjitha niveleve, duke filluar nga sekretarë të përgjithshëm, drejtorë, shefa sektori e nëpunës, të cilët janë evidentuar një për një nga opozita dhe do të përgjigjen një ditë.
6-Barbarizmi elektoral pati pjesëmarrjen shumë aktive dhe të dhunshme të të gjitha llojeve të krimit, që nga krimi i organizuar, narkokriminelët, krimi ordiner dhe çdo formë tjetër të malavitës mafioze të vendit.
7-Barbarizmit elektoral iu vu në dispozicion një ushtri mediatike e sponsorizuar me para të pista, që dezinformonte egërsisht shqiptarët dhe siguronte përfitime ekonomike korruptive, të cilat janë evidentuar masivisht.
8-Barbarizmit elektoral i shërbeu dhe i shërben verbërisht KQZ-ja, institucion që shkatërroi zgjedhjet për llogari të qeverisë, në vend të misionit kushtetues për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. KQZ-ja, së bashku me KAS-in, ka bërë e po bën gjithçka për të ndërtuar alibinë e krimit zgjedhor.
9-Barbarizmi elektoral masakroi votën e diasporës duke e vjedhur dhe manipuluar në mënyrën më të paturpshme këtë votë dhe duke dhunuar vullnetin e qindra mijëra shqiptarëve në emigracion për të kontribuar për demokracinë në Shqipëri.
10- Barbarizmi elektoral shpërdoroi qindra milionë euro nga taksat, djersa dhe sakrificat e shqiptarëve për të blerë zgjedhjet, ndonëse ndërkohë mijëra shqiptarë nuk marrin dot as ndihmë mjekësore falas dhe u mungojnë edhe ilaçet bazë.