Nga Redin HAFIZI
Kur revolucioni iranian i 1979 u krye, shumë iranian besuan se marrëdhëniet mes Iranit dhe Francës do të forcoheshin në një mënyrë të paprecedentë. AyatollahRuhollah Khomeini, themeluesi i Republikës Islamike jetoi katër muajt e fundit të 14 vjetëve të ekzilit të tij në Francë. Revolucionarët Islamikë shpesh shprehnin admirim për aktin mikëpritës të liderëve Francezë kundrejt liderit spiritual të Revolucionit Islamik. Pra me mbështetjen e një qeverrie Franceze u ndryshua një sistem në zemër të Lindjes së Mesme. Franca kërkoi të injektonte idenë e perandorisë Perse, ashtu siç mbështet Perandorinë Turke apo edhe atë Ruse. Në fakt sot këto shtete janë aleate dhe Franca është pika që i bashkon.
Analistët deklarojnë se hakerat e Iranit kanë sulmuar sistemin e Bashkisë së Tiranës. Pra hakerat në Iran nuk paskan punë tjetër, por të sulmojnë një bashki që nuk ka kryebashkiak? Analistët mendojnë se Irani mund të sulmojë në një vend që është vetëm kërcënim i qytetarëve të vet për shkak se shteti Shqiptar bën të fortin vetëm me disidentët dhe kundërshtarët e tij, kur ky shtet ngjan më shumë me Iranin se Shqipërinë.
Analistët në Shqipëri flasin për sistem demokratik, sistem kleptokrat, sistem kapitalist. Analistët shpesh deklarojnë se Shqipëria mbështetet nga USA dhe më pas Shqipëria mbështetet nga EU. Analistët gjithashtu deklarojnë se nëse Shqipëria nuk mbështetet nga USA dhe EU mund të rrëshkasë nën mbikqyrjen e Kinës, Rusisë dhe sulmet mediatike me Iranin si kryefjalë. Analistët thonë se regjimi Iranian erdhi si shkak i një revolucioni që kurrë nuk u konsiderua demokratik, por globalistët kanë dëshirë ta quajnë demokratik, pasi nën ombrellën e tyre krijojnë shtete terroriste si Irani apo Koreja e Veriut që të kërcënojnë paqen e familjarëve të thjeshtë.
Janë Irani, Koreja e Veriut, Biellorusia që sot përdoren nga Kina dhe Rusia për t’i dhënë shpresë diktatorëve dhe diktatorucëve. Janë diktatorët si Erdogan, Putin, XiPing që ushqejnë komplet lindjen me diktatorucë që duken më shumë si tentakula për të mposhtur popujt që kërkojnë demokraci. Ndërkohë që lufta për demokraci ka plasur në zemër të Europës dhe dihet se USA nuk ka besim për të bashkëpunuar me një vend që nuk rrespekton liritë dhe të drejtat e njeriut, qoftë ky vend edhe në EU apo edhe aspirant për EU.
Shqipëria ka mbështetjen e Macron për anëtarësim në EU dhe kjo është një deklaratë publike, ndërkohë që asnjë lider i EU nuk është shprehur siç Macron u shpreh duke injoruar vullnetin e popullit Shqiptar.