Rinumërimi provon trafikimin e votave edhe nga ministri i Brendshëm

Rinumërimi i votave ka provuar parregullsitë në zgjedhje dhe trafikimin e votave. Në shifra më të larta ku trafikim provohet tek kandidatët e PS.

Sa i përket Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia ka 120 vota më shumë, ministri Ervin Hoxha 99 vota më shumë, kandidatja për deputete Kejsi Elezi rezulton me 86 vota më shumë në procesverbalë se sa kishte në kutinë e votimit, ndërsa Fatmir Xhafaj ka 63 vota më shumë, dhe Erion Braçe me 19 vota plus.

Në listën e hapur të PS-së, në garë deri në fund ishin Blerina Gjylameti dhe Olta Xhaçka. Por rinumërimi deri tani, duket se nuk e ndryshon faktin që Xhaçka vijon të mbajë mandatin e deputetes.

Ish-ministrja ka marrë vetëm 15 vota më shumë në procesverbal nga sa kishte në kuti, ndërsa Gjylametit i mungojnë 6 vota. Kandidatët e PS-së më të “persekutuar” nga numëruesit deri tani rezulton Mimi Kodheli -41.

About Krye Redaktor

Check Also

Ushtria e Ballukut për manipulimin/ Emrat e 420 patronazhistëve në institucione

Qarku i Fierit, i konsideruar si bastion historik i së majtës, tejkaloi edhe pritshmëritë më …