Bardhi: Më 11 maj, PD pati përballë shtetin dhe krimin! Policia ishte në shërbim të PS

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se në zgjedhjet e 11majit, Partia Demokratike ishte përballë jo vetëm pushtetit politik, por edhe strukturave të tjera që, sipas tij, janë në funksion të Partisë Socialiste.

Bardhi theksoi se, kandidatët e PD-së janë intimiduar nga politika dhe grupe kriminale, duke përmendur konkretisht rastin në qarkun e Fierit, Ai akuzoi segmente të Prokurorisë për bashkëpunim edhe me bandat.

“PD kishte përballë shtetin dhe anët e tjera të errëta të tij. Gara nuk ishte e ndershme. Nuk përballohet të qenit bashkë krimi, policia dhe segmente të caktuara të Prokurorisë. Nuk bëhet garë në këto kushte.

Nëse kisha përballë një bandë, duhet t’i drejtohem institucionit dhe institucioni nuk përgjigjet, sepse është palë përballë meje. Vetëm imagjinoni çfarë gare ka qenë më 11 maj. Kemi telefonuar policinë dhe ata nuk janë përgjigjur. Policia ishte në shërbim të PS. Kandidatët tanë janë intimiduar nga policia, por edhe krimi. Po flas për qarkun Fier, por besoj se ka ndodhur edhe në rang kombëtar”, tha Bardhi i ftuar në në emisionin “Log.” në News 24.

About Redaksia

Check Also

“Mushkonjat” çojnë drejt burgut “Gjinon” e Belës

Një tender i vitit 2020 që lidhet me mirëmbajtjen rutinë të segmentit rrugor “Rrëshen-Shpal dhe …