Berisha: Administrata patronazhiste nuk mund të administrojë zgjedhjet! Ka disa propozime që duhen parë

Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur në konferencën me gazetarët se patronazhistët nuk mund të administrojnë zgjedhjet, ashtu sikurse bënë më 11 maj. Ai u shpreh se ka disa propozime që duhen parë e studiuar.

“Ka një propozim në rekomandimet që thuhet ti bëjnë administrata. Por në botë, nëse ka një administratë që nuk mund ti bëjë, sepse është e tëra patronazhiste, është administrata shqiptare.

Ajo do parë. Duhet studiuar përpara. Pse? Kur miratohej ligji i vetingut, unë me ato njohuri që kisha të gjendjes në Shqipëri, u thoja që do të krijoni një vakum, do të asgjësoni procesin gjyqësor. Jo më thoni. Ka kaq shumë njerëz.

Njerëz të korruptuar, të turpshëm, sepse ata u bënë promotorë të asgjësimit të drejtësisë për shqiptarët dhe sot nuk ka njerëz.

A mund të gjinden, nuk mund të them. A mund të gjinden komisionerët, por nuk është për të mos u hetuar, për të mos u konsideruar”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

“Komando e polumbarëve të ushtrisë shkoi në Roterdam për të nxjerrë kokainën nga anija”, deklarata…

Artan Hoxha A ma gjen ti se, cila është ajo forcë madhore, që i bëri …