Berisha: Ato vota që shkojnë për princeshën e burgjeve, Sara Mile janë të dokumentuara!

Lideri i opozitës, Sali Berisha theksoi se farsa zgjedhore e 11 majit, ku kandidatët e mbështetur nga bandat, si Sara Mile në Elbasan me Suel Çelën dhe Arken Balla në Durrës me Troplinët, nuk i ka dhënë shumë mundësi kominsionerëve që të reagojnë, kundrejt shkeljeve flagrante dhe skandaloze në procesin e votimit.

Berisha tha në konferencën me gazetarët se, ato vota që shkojnë për princeshën e burgjeve, Sara Mila, janë të dokumentuara.

“Kjo është një çështje hetimi. Por aty ku Sara Mile, Arkend Balla, shkojnë me hanxharët e Troplinëve dhe Suel Çelës, komisionerit i ngelet shumë pak hapësirë.

Pra këtu është problemi. Problemi është se zgjedhjet zhvillohen në kushtet e një terrori të paparë politik. E një terrori të paparë të karteleve të drogës dhe organizatave më të rrezikshme kriminale. Kjo është.

Do të tregoj ju nesër, qendra votimi, ku gjatë gjithë ditës votojnë komisionerët dhe ato vota të gjitha shkojnë për princeshën e burgjeve, Sara Mila. Po. Janë të dokumentuara.

Ne këtë po bëjmë. Ne me automatik, me kallashnikov nuk i mbrojmë, se ajo është rrugë tjetër pastaj, por ne do të dëshmojmë gjithçka para shqiptarëve dhe shqiptarët do të marrin një vendim për qëndrimin e tyre”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Binaj jep numrin e kontaktit/ Një lëvizje për ndryshim për ta shpëtuar Tiranën

Mesazhi: Me këtë video, dua të bëj një falënderim të sinqertë. Faleminderit të gjithë juve …