Pete Hegseth, President-elect Donald Trump's choice to be Defense secretary, appears before the Senate Armed Services Committee for his confirmation hearing, at the Capitol in Washington, Tuesday, Jan. 14, 2025. (AP Photo/Alex Brandon)

Bombardimet në Iran, Sekretarit amerikan të Mbrojtjes i shkon “gjuha” tek Tirana

Shtetet e Bashkuara të Amerikës bombarduan 3 centrale bërthamore të Iranit në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Operacioni ishte mbajtur sekret dhe u përdor diversion për të kapur në befasi iranianët.

Pas përfundimit të bombardimeve, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, doli në konferencë për shtyp nga Uashingtoni, ku bëri të ditura rezultatet.

Gjatë fjalës së tij ku deklaroi se bombardimi amerikan shkatërroi centralet bërthamore të Iranit, Sekretari Hegseth pati një ngatërresë të vogël, që gjithsesi e korrigjoi vetë.

Në vend të Teheranit, kryeqytetit të Iranit, Hegseth përmendi Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë.

“Ishte një punë me precizion të lartë, duke përfshirë diversionin, si dhe fshehtësinë në shkallën më të lartë. Avionët tanë B-2 hynë dhe dolën nga qendra e Tiranës..Teheranit… nga objektet bërthamore”, tha ndër të tjera Sekretari amerikan i Mbrojtjes. Një shprehje popullore thotë; shkon gjuha ku dhemb dheëmbi!

Avionët bombardues të SHBA-ve goditën bazat bërthamore të Iranit, Fordoë, Natanz dhe Esfahan.

About Krye Redaktor

Check Also

Trump heq sanksionet ndaj Iranit: Luftuan me trimëri, le të shesin naftën

I pyetur nëse Irani kishte arritur të zhvendoste materialin bërthamor para sulmeve amerikane, Trump u …