PPP e sterilizimit do të mbyllet vetëm pasi u abuzuan 153 milionë euro!

Nga Ilir ALIMEHMETI

PPP e sterilizimit do të mbyllet thonë, por:

Vetëm pasi u abuzuan 153 milionë euro!
Vetëm pasi mbaroi deri në fund afati i koncesionit 10-vjeçar!
Vetëm pasi u zbulua se kontrata origjinale mungonte nga arkiva e Ministrisë së Shëndetësisë!
Vetëm pasi hetimi zbuloi se studimi i fizibilitetit ishte kryer me të dhëna të rreme!
Vetëm pasi u arrestuan vetëm 8 zyrtarëve të lartë!
Vetëm pasi u dhanë urdhëra të uleshin numrat e njerëzve që duheshin operuar!
Vetëm pasi të bëhet qeveria e re që të mos përfitojnë vetëm këta të të vjetrës!

Por, “Burimet nga Ministria e Shëndetësie bënë me dije se, shërbimi do të kalojë shtetit vitin që vjen, por vendimi përfundimtar do të varet nga qeveria e re e shtatorit. Grupi i monitorimit të kontratës është në fazë pune dhe po përpilohet një raport final, i cili më pas do të shërbejë për vendimmarrjen finale”.

Akoma nuk e ka kuptuar Ministria e Shëndetësisë abuzimin dhe po pret raportin!

Gjithsesi, urojmë të mos shpiket ndonjë skemë edhe më abuzuese se kjo!

Rroftë mandati i katërt shqipe!

 

About Redaksia

Check Also

“Kushtetuesja fasadë e regjimit”/ Deklarata e Kryetares që e bëri Ramën të largohet

“Doja ta nisja fjalën time duke thënë se një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon është …