Trump falenderon Iranin: Tani mund të ecë drejt paqes dhe harmonisë në rajon

Reagimi i Trump

Irani i është përgjigjur zyrtarisht shkatërrimit të objekteve të tij bërthamore nga ana jonë me një kundërpërgjigje shumë të dobët, ashtu siç e kishim parashikuar, dhe që e kemi neutralizuar me shumë efektivitet. Janë lëshuar 14 raketa — 13 prej tyre janë rrëzuar, ndërsa 1 është “lënë e lirë” pasi po shkonte në një drejtim që nuk përbënte kërcënim.

Jam i kënaqur të raportoj se ASNJË amerikan nuk është lënduar dhe dëmet kanë qenë thuajse të papërfillshme. Më e rëndësishmja, ata duket se e kanë “shkarkuar” gjithë mllefin e tyre, dhe shpresojmë që nuk do të ketë më urrejtje në të ardhmen.

Dua të falënderoj Iranin për paralajmërimin e hershëm, i cili e bëri të mundur që të mos humbiste asnjë jetë dhe askush të mos lëndohej. Ndoshta tani Irani mund të ecë drejt paqes dhe harmonisë në rajon, dhe unë do të inkurajoj me gjithë zemër që edhe Izraeli të bëjë të njëjtën gjë.

Ju faleminderit për vëmendjen!

About Krye Redaktor

Check Also

Zelenskit i refuzohet pjesmarrja në takimin e NATO-s në Hagë

Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar se Presidenti ukrainas, Zelensky do ishte pjesë  e takimit të …