Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka akuzuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe Altin Troplinin, si përgjegjësit kryesorë të asaj që e cilësoi “farsë zgjedhore”.
Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se qendrat e votimit ishin nën presionin e “hanxharëve të krimit” dhe se qytetarët janë detyruar të mbyllin sytë përballë kërcënimeve.
Ai tha se, këto janë, ka dhe të tjera, por këto janë njëherë. Këtu po të marrësh qendrën e votimit del Sara Mila.
“Këto janë, ka dhe të tjera, këto janë njëherë. Këtu po të marrësh qendrën e votimit del Sara Mila, sepse aty ku hanxharët e krimit kanë kërcënuar njerëzit, i kanë detyruar të mbyllin sytë. Hetim nuk ka, se këtu duhet të jemi realist.
Pas kreut të organizatës kriminale Edi Rama që është përgjegjësi numër 1 për këtë farsë zgjedhore, me të gjithë kompleksitetin e saj, autori i saj është Altin Troplini, i cili amnistoi dosjet 184 dhe 339, duke u thënë shqiptarëve se krimi elektoral nuk ndëshkohet dhe se Edi Rama ka licencë për të vazhduar krime monstruoze të tjera.
Pra kjo është. Janë dy këta baljozët më të zi të krimit elektoral, njëri është Edi Rama, i dyti është Altin Troplini”, tha Berisha.