Berisha: Beteja është e gjithanshme! Motoja jonë është, qeveri teknike, zgjedhje të lira!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në deklaratën për mediat, theksoi se, beteja politike e Partisë Demokratike është e gjithanshme dhe shumëplanëshe.

Ai tha se, çdo veprim i opozitës vjen si një detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë dhe komunitetit ndërkombëtar, por me bindjen se zgjidhja do të vijë nga vetë shqiptarët dhe opozita.

“Beteja është e gjithanshme. Ne këto që bëjmë, i bëjmë për dy arsye, për të hedhur dritë, së pari si detyrim ndaj shqiptarëve, së dyti ndaj komunitetit ndërkombëtar me bindjen më të thellë se, problemin do ta zgjidhin vetë shqiptarët dhe opozita.

Natyrisht beteja do të jetë shumëplanëshe, komplekse. Është një betejë shumë e gjerë, shumë komplekse, por me bindjen tonë më të thellë që do fitohet.

Qeveri teknike, zgjedhje të lira, kjo është motoja jonë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

SPAK kërkon 6.8 vite burg për 153 miliardë lekë abuzime me koncesionin e sterilizimit!

Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën në lidhje me dosjen e “Sterilizimit”. Gazetarja Klodiana Lala …