Berisha publikon të tjera pamje tronditëse: Komisionerët kontrollojnë çdo votë, hedhin votat bashkë me zgjedhësit

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka publikuar të tjera pamje tronditëse nga farsa zgjedhore e 11 majit në qendrat e votimit, ku komisionerët kontrollojnë dhe votojnë bashkë me zgjedhësit.

Berisha pasi komentoi pamjet skandaloze nga qëndrat e votimit tha se, komisionerët kontrollojnë çdo votë, hedhin votat bashkë me zgjedhësit.

Tani këtu vazhdojmë.

Ja, shiheni këtë vajzën, kriminele elektorale, komisionere në detyrë.

Shikoni se çfarë bën, një nga një shkon dhe voton me zgjedhësit.

Urdhëro!

Pra, komisionerja kontrollon çdo votë.

Edhe ky komisioner kontrollon çdo votë.

Pra, votojnë komisionerët.

Vazhdojnë kontrollin… voton për të.

Tani fut edhe ndonjë tjetër vetë ky. Tani komisioneri.

Dy fletë…

Pra, këto ishin vetëm disa momente nga aktet kriminale të votimit në datën 11 Maj.

Kurrë këto zgjedhje nuk përligjen dhe jam i bindur se shqiptarët do i japin Edi Ramës, si armiku më i egër i lirive të tyre, atë që meriton, sa më shpejt”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Mushkonjat” çojnë drejt burgut “Gjinon” e Belës

Një tender i vitit 2020 që lidhet me mirëmbajtjen rutinë të segmentit rrugor “Rrëshen-Shpal dhe …