Nga Petrit VASILI
Qesharake gjer në dhimbje këto sorrat mediatike të Ramaduros.
U torturuan duke berë manuale se si do të lexojmë artikullin e Fox News per Ramaduron.
Keta qesharakë kanë iluzionin idiot sikur njerëzit presin tua mësojnë këta se çfarë të lexojnë, si ta lexojnë dhe kur ta lexojnë një lajm, një koment apo një artikull kudo që publikohet.
Këta qesharakë kujtojne se njerezit rrojnë me hallin e ketyre, qe ju ulërin Ramaduro që në mëngjes dhe ju kërkon hesap pse nuk hidhen dhe të deformojnë lajmet që Ramaduros nuk i pelqejnë.
Dhe këta verviten fap e fap dhe nuk lënë budallëk pa shkruar vetëm e vetëm që supa e prishur me të cilën i ushqen Ramaduro të mos ju ndërpritet.
Kur dilnin artikuj të paguar në favor të Ramaduros këta i hidhnin masivisht në mediat e tyre me ngazellim e gëzim, por nuk bënin asnjë instruksion për lexim, ndërsa për lajmin e Ramaduros në Fox News vunë kujen e s’kanë të sosur e po bëjnë manuale për lexim lajmi.
Ore, fakti është një dhe vetëm një, që në Shqipëri qeveris Ramaduro ose më thjesht Maduro i Ballkanit.
Është Ramaduro se ka bërë narkoqeveri, vjedh zgjedhjet, bën korrupsionin më të tmerrshëm në Europë, dhunon mediat, përndjek në mënyrë mafioze opozitën, ka rrëmbyer drejtësinë, ka kthyer parlamentin ne rreckë pa vlerë që noterizon hajduteritë e qeverisë.
Këto ka treguar artikulli i Fox News, te cilin Ramaduro nuk e censuron dot ashtu siç bën në Shipëri me ndihmën e ushtrisë së sorrave mediatike të paguara nga inceneratoret dhe narkotrafikantët.
Ndaj mblidheni veten nuk është media botërore në duart e Ramaduros që ta mbyllë kur të dojë siç mbylli Tik – Tokun.
Mblidheni veten se ne këtë universin e internetit që ka hapësira pa fund për informacionin e vertetë Ramaduro është më i vogël se një mizë perpara tij.
Media që e do të vertetën e çan dhe do ta çajë hapesirën në Shqipëri dhe në botë.
Ndaj boll u betë si gomisteri e Ramaduros, te cilit i hapen vrima çdo ditë dhe ju me pulla mediatike doni ti mbyllni këto vrima.
Fox News ja beri shërbimin të vertetës.
Sorra mediatike po qe se keni guxim bëjani ndershmërisht sherbimin zanatit dhe tregoni faqen e zezë të Ramaduros në 11 maj se i keni faktet pa fund, tregoni investitorët karagjozë strategjike që vjedhin pronën publike, tregoni koncesionet, tregoni inceneratorët, tregoni tenderat sekrete që vodhën edhe në pandemi, tregoni si digjen plehrat në mes të turistëve, tregoni autobotet me ujë në mes të vapës, vjedhjet e bashkive etj etj.
Tregoni keto dhe lërini vajtimet provinciale, se të Fox News vetëm gajasen me ju minjtë e vegjël të Ramaduros se “madh”!