Berisha: Trump e shpalli Ballkanin një zonë të rrezikshme për shkak të Ramaduros dhe karteleve të tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar vendimin e fundit të ShBA për të shtyrë edhe me një vit gjendjen e emergjencës për Ballkanin Perëndimor.

Berisha tha në konferencën me gazetarët se, Trump e shpalli Ballkanin një zonë të rrezikshme për shkak të Ramaduros dhe karteleve të tij.

“Ramaduro! Ramaduro!

Çfarë komenti tjetër do?

Tre ditë para, kryeministri i Shqipërisë, nga media kryesore numër një e SHBA dhe e botës, u damkos Ramaduro.

E kupton vetë!

Tjetër, tre javë më parë, një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë solli këtu mesazhin e Ministrisë së Drejtësisë së SHBA me të cilin kërkon që Shqipëria të merret me kartelet e saj të drogës.

Po për kë bien këto kambana?

A është folur ndonjëherë për kartele droge në Shqipëri? Nuk është folur kurrë.

A është cilësuar ndonjëherë Edi Rama si Ramaduro? Unë e kam cilësuar Noriega, por njerëzit e kanë harruar Noriegën tani. As 3 përqind e njerëzve nuk e dinë se ç’është Noriega.

Kështu që mund të them se epiteti im nuk ngjiti.

Ramaduro në vend, e kapi, e shpalli media numër një e botës.

Pra, si të mos e shpallë atë presidenti Trump, Ballkanin një zonë të rrezikshme.

Kjo është arsyeja.

Kartelet po, Ramaduro po, janë të gjitha së bashku”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Takim me drejtuesit, porosia e Berishës për 8 majin/ “Rama nuk ka shpëtim nga qerthulli ku ndodhet…”

Sali BERISHA Së pari, një përshëndetje shumë të përzemërt dhe një urim nga zemra për …