Foto/ Zbulohet skema e Braçes për të identifikuar votuesit për votën e blerë

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, i cili po kryen procesin e rinumërimit të votave të Tiranës për farsën e 11 majit.

Në një reagim në Facebook, ankesa konkrete e Braçes, ka të bëjë me shpalljen prej KAS si të pavlefshme të një vote për PS, pasi shenja e votës nuk ishte shënuar me kryq apo me vizë, por me një simbol të dyshimtë për tu kuptuar.

Duke e quajtur këtë simbol “topin e Mato Grudës”, Braçe thotë se në rregullore nuk parashikohet si e pavlefshme kur vendoset një shenjë e tillë në fletën e votimit te kutia përkatëse.

Kujtojmë se Braçe u kap ‘mat’ nga gazetarja e SYRI-t, teksa në zyrën fantazëm bashkë me funksionarë të shtetit, dyshohet se kontrollonin votën e qytetarëve.

Mesa duket, ky ka qënë një prej simboleve që Braçe i ka kërkuar votuesve për t’i identifikuar votën e blerë me para apo presione.

About Redaksia

Check Also

Një rrëfim ndryshe për Berishën

𝐒𝐢𝐤𝐮𝐫 𝐭ë 𝐦𝐨𝐬 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐝𝐞𝐧𝐨𝐧𝐜𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐟𝐮𝐧𝐝𝐦𝐞 𝐭ë 𝐁𝐞𝐫𝐢𝐬𝐡ë𝐬 𝐩ë𝐫 𝐭ë ç𝐚𝐫ë 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝ë𝐧, 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐧𝐠𝐚 …