I pyetur nëse Irani kishte arritur të zhvendoste materialin bërthamor para sulmeve amerikane, Trump u përgjigj:
“Ai vend është shkatërruar plotësisht. Ne mendojmë se gjithçka që lidhej me bërthamoren ndodhej atje poshtë dhe ata nuk arritën ta largonin,” tha Trump.
“Nuk patën kohë ta lëviznin. Është shumë i rëndë, shumë i vështirë për t’u transportuar. Kapaciteti bërthamor i Iranit ka marrë fund”.
I pyetur nëse Uashingtoni do të heqë dorë nga sanksionet ndaj Iranit, Trump u përgjigj:
“Irani sapo kaloi një luftë. Luftuan me trimëri.”
“Nëse duan të shesin naftë, le ta shesin. Kina mund të blejë naftë nga Irani, nëse do.”
Ai shtoi se Irani “do të ketë nevojë për para që të rikthehet në formë”, shkruan BBC