Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi edhe njëherë tjetër ministrin e Edi Ramës, Taulant Ballën, se është i akuzuar në sallë gjyqi se ka porositur vrasje.
Berisha tha gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit se, Taulant Balla është akuzuar me dokumente zyrtare në sallë gjyqi se ka porositur vrasje.
Berisha: Natyrisht një përfaqësuesi të shpifur dhe të neveritshëm të krimit në parlament nuk ia vlen t’i përgjigjesh, por detyrimi ndaj qytetarëve më detyron të rikujtoj këtu se personi që foli këtu është një person i akuzuar për trafiqe të të gjitha llojeve, filluar me trafiqet e prostitucionit e përfunduar tek droga.
Është një njeri i akuzuar me dokumente zyrtare në sallë gjyqi se ka porositur vrasje.
Është një person, i cili segmentet e drejtësisë, kriminale, kanë djegur me vendim regjistrimet që faktonin personin si një porositës së vrasjeve.
Është i faktuar, është njeriu që ka porositur bandën e Elbasanit për të burgosur një familje të tërë, kundërshtare të bandës së Elbasanit dhe merret më vonë në mbrojtje nga Nuredin Dumani.
Ky person rezulton se me datën 10.12.2020 ka rënë dakord, Targeti informon PIN-in aq e kaq, se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos, këtij krimineli që është këtu, asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord.
Ky mesazh iu përcoll kriminelit këtu…