Noka: Krimi i organizuar pjesë e qeverisjes! Zgjedhjet e 11-majit u kontrolluan nga organizatatat kriminale!

Deputeti i PD, Flamur Noka, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit u shpreh se çdo diskutim për Ministrinë e Brendshme apo Policinë e Shtetit është i pavlefshëm, për sa kohë në krye të këtyre institucioneve qëndron një “narko-drejtor” i emëruar, sipas tij, nga kartelet e drogës.

Noka theksoi se Shqipëria ndodhet sot përballë një kërcënimi të madh ndaj demokracisë, ku shteti jo vetëm që nuk i shërben qytetarëve, por i nënshton ata, ndërsa krimi i organizuar është bërë pjesë integrale e sistemit qeverisës.

“Të dashur qytetarë që na ndiqni nga ekrani, unë për projektligjin nuk kam ndërmend të harxhoj shumë kohë, por kam vetëm një fjalë për ministrin.

Për sa kohë ky vend ka një narko-drejtor të emëruar nga kartelet e drogës në Shqipëri, çdo gjë tjetër që flitet për ministrinë e brendshme, policinë e shtetit apo çdo performancë tjetër qoftë ligjore apo politike, është kot të flitet në Shqipëri.

Një gjë tjetër kemi sot objekt të diskutimit, opozita zonja kryetare mos mendoni se është një shtojcë e juaja dhe ju të silleni si të doni, mos mendoni se jeni ulur atje e keni çdo të drejtë mbi opozitën, nuk mblidhemi thjesht për t’u miratuar apo kundërshtuar ligjet, ne jemi për të përfaqësuar popullin opozitar që është kundër narko-shtetit, krimit të organizuar.

Ne këtu jemi për të folur për një kërcënim nga më seriozët që mund t’i kanoset një demokracie të një vendi, nga kërcënimi më i madh që nga koha e diktaturës, nga kërcënimi që po i bën Shqipërisë narko-shteti.

Në këtë vend, shteti në vend se t’u shërbejë qytetarëve, i nënshton ata dhe krimi i organizuar është bërë pjesë integrale e sistemit qeverisës.

Zgjedhje pas zgjedhjes, që tek zgjedhjet e pjesshme të Korçës ne kemi parë se si grupet kriminale mobilizohen në funksion të votave të PS-së, zgjedhjet e sotme, ato të 11 majit, ishin ato që bëjnë me turp çdo qytetar dinjitoz.

Troplinët, Çela, Xhafaftët, Hakmarrja për Drejtësi e dhjetra organizata kriminale – ju caktuar nga Rama emri i kandidatit me të cilin do punonin – për turpin tuaj në këtë anë këtu do jenë 28 të përfaqësuar, jo të popullit, jo të shqiptarëve, por të karteleve dhe organizatave kriminale”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Skandal/ Video e udhëtimit dhjetramijëra euro të Ramës drejt Hagës me avionin e ri personal

Pamjet e Edi Ramës që zbret nga një avion “TC EMR” në aeroportin Schiphol në …