Alizoti: Me këtë sistem nuk ka zgjedhje! Është një armatë e pushtetit që e bën të pamundur fitoren

Deputeti i PD, Tomor Alizoti foli për situatën politike pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe për gabimet gjatë procesit.

Alizoti, i ftuar në News24, u shpreh se, vetë ka bërë shumë gabime personale, duke theksuar se edhe PD-ja ka defektet e saj. Megjithatë, sipas tij, sistemi aktual politik dhe zgjedhor është i tillë që zgjedhje të ndershme nuk mund të zhvillohen.

“Me këtë sistem që është ndërtuar, nuk ka zgjedhje. Nuk është vetëm kodi zgjedhor, por është një armatë e pushtetit që e bën të pamundur fitoren kudo”, tha ai.

Deputeti demokrat theksoi rëndësinë e ruajtjes së demokracisë nga shteti dhe populli, duke paralajmëruar se nëse nuk mbahet ky ekuilibër, demokracia është shumë e brishtë dhe thyhet shpejt.

Në lidhje me analizën e brendshme në PD, Alizoti tha se, ajo do të bëhet pasi strukturat e partisë të vendosin dhe pasi të përfundojnë denoncimet për zgjedhjet.

“Jam dakord që të presim përfundimin e procesit të denoncimeve dhe më pas do të vijë koha për reflektim dhe analizë”, përfundoi ai.

About Redaksia

Check Also

Qenër të tërbuar…

Nga Iva V.GRILLLO Canis rabidus… Pas termit “prekës” në latinisht: “për shkak të nënës” 🤔 …