Më 7 tetor 2019 Rama lëshonte një batere akuzash nga salla e Kuvendit ndaj Arian Ndojit, që në atë kohë drejtonte Prokurorinë e Durrësit.
Rama e akuzoi Ndojin si pjesë e grupit KÇK (Kap ça t’kapësh), ku përfshiheshin gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, të cilët sipas kryeministrit ishin të vetëdijshëm se nuk do të kalonin sitën e vettingut.
Për herë të parë, Rama e përmendi Ndojin në foltoren e Parlamentit, teksa u shpreh se një prokuror në Durrës bashkëpunon me organizatat kriminale dhe u bën shantazh nëpunësve të shtetit.
Sipas Ramës, KÇK’ (Kap ça t’kapësh), përfshiheshin një grup gjyqtarësh dhe prokurorësh të korruptuar.
Ndoji u verndos në qendër të akuzave politike, pas dosjes që hapi kundër kreut të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula, për ‘shpërdorim detyre’, të cilin gjykata e la në masë ‘arresti me burg’, ndërsa pak ditë më vonë u la i lirë nga Gjykata e Apelit.
Me 1 tetor Prokurori Ndoji arrestoi njeriun që Rama kishte vendosur në krye të Katadastrës së Durrësit për shkak të tjetërsimit të pronave në zonën bregdetare. Ky arrestim nuk i pëlqeu Ramës duke ngritur dyshime se ishte ai njeriu që qëndronte pas tjetërsimit të pronave në bregdet. Rama është zhvatësi më i madh pronave sot në Shqipëri përmes tjetërsimit dhe manipulimit të dokumentacioneve të pronave në zonat turistike dhe ajo që ndodhi në Durrës ka ndodhur edhe në Vlorë dhe qytete të tjera.
Pra, sulmi dhe kërcënimet direkte të Ramës ndaj Ndojit ndodhën vetëm 6 ditë pasi ishte arrestuar drejtuesi i katadastrës të Durrësit i emëruar nga Rama.
Dhe vetëm tre javë pas kërtcënimit publik që Rama ndërmori ndaj Ndojit, në atë kohë prokuror erdhi edhe atentati ndaj Ndojit.
Më 2 nëntor, Ndoji u plagos në një atentat me armë zjarri në Shkozet, ndërsa udhëtonte me makinën e tij bashkë me Aleksandër Lahon, ose i njohur ndryshe si ‘Rrumi i Sukthit’, si dhe shoferin Andi Maloku. Ky i fundit ndërroi jetë disa ditë më vonë, ndërsa dy të tjerët mundfën të shpëtonin.
Mesazhi që Rama përshëndeti atentatorët duke inkurajuar krimin
“Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit?Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda..dhe masat speciale kundër KÇK-së? Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu #DerinëFund ” shkruante Rama me 5 nëntor. Mesazhi është i qartë. Ai inkurajonte atentatorët duke e konsideruar sërish dhe indirekt si të inkriminuar, prokurorin Arian Ndoji, në një kohë që nuk kishte asnjë fjalë kundër atentatorëve, një prej të cilëve ishte nipi i deputetit të tij, Rraja.