Ramaduro përhapet në mediat e mëdha të Uashingtonit/ Berisha: Farsa elektorale çështje kryesore edhe në KiE

Kryetari i Parisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur edhe njëherë tjetër te shkrimi në median prestigjioze ameriaken Fox News, ku kryeministri Edi Rama krahasohej me narkodiktatorin e Venezuelës, Nikola Maduro, me emrin ‘Ramaduro’.

Gjithashtu, në konferencën për mediat, Berisha theksoi se farsa elektorale e 11 majit është kthyer në çështje kryesore edhe në Asamblenë e Këshillit të Europës.

“Kjo farsë damkosi përfundimisht Edi Ramën si Maduron e Europës.

Ajo çka mediat e mëdha shqiptare censurojnë me fanatizëm është pikërisht fakti se editoriali i rrjetit më të madh televiziv të SHBA, Fox Neës, po ripublikohet në një zhvillim shumë të veçantë nga mediat e tjera më të mëdha të këtij vendi dhe më influente, siç është e pavarura RealClearPolitics.

Pra, lajmet në këto dy media më të mëdha dhe më influence në SHBA, pas aksionit historik të presidentit Donald Trump me të cilin këputi Nyjën Gordiane dhe shkatërroi impiantet bërthamore të Iranit, të ajatollahëve, mund të them se lajmi i dytë më i qarkulluar është Ramaduro.

Ribotimi, ripublikimi nga RealClearPolitics, media e pavarur shumë e fuqishme, është qëndrimi më i merituar ndaj Edi Ramës.

Farsa nuk kapërdihet.

Ka tre ditë që në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, farsa elektorale është çështje kryesore.

Në seanca plenare dhe në mbledhje të grupeve dhe të komisioneve.

Ndaj dhe me këtë rast dua të përgëzoj përfaqësuesen e opozitës, zonjën Vokshi për qëndrimet e saj në mbrojtje të votës së lirë të shqiptarëve në tempullin e demokracisë.

Mos harroni se Këshilli i Europës është institucioni që ka dy shtylla kryesore, zgjedhjet e lira dhe shtetin ligjor”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Afera e “hangarit” 21.2 milionë euro/ Çfarë ndodhi në takimin e Pacollit me Ramën dhe Ballukun

Gazment BARDHI Intervista e biznesmenit Behgjet Pacolli zbardh një tjetër aferë korruptive të Belinda Ballukut. …