Raporti në Asamblenë e OSBE: Kërcënime dhe zgjedhje të pabarabarta me 11 maj

Koordinatorja e Posaçme e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit Fara Karim raportin në Asamblenë Parlamentare twë OSBE në Porto.

‘Kandidatët në përgjithësi patën mundësi të bënin fushatë lirisht. Megjithatë, ata nuk gëzonin kushte të barabarta dhe disa raportuan se u përballën me intimidim. Sa i përket fushatës, u vu re se partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës. Kjo krijoi një avantazh të padrejtë për partinë në pushtet. Po ashtu, pati një numër të madh akuzash për ushtrim presioni mbi votuesit, veçanërisht ndaj punonjësve të administratës publike. Përdorimi aktiv i rrjeteve sociale on-line nga kandidatët e ndryshëm e amplifikoi diskursin konfrontues, ndërsa asnjë autoritet nuk ishte i mandatuar për të zbuluar përmbajtje manipuluese dhe të dëmshme. Dita e zgjedhjeve në përgjithësi ishte e qetë dhe e organizuar mirë, por pati shpesh mospërputhje me procedurat, si dhe disa incidente të intimidimit dhe nxitjes së votuesve, si dhe mangësi procedurale dhe të transparencës gjatë numërimit të votave’,u shpreh Farah Karimi.

Në fund të raportit të lexuar para Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Farah Karimi u shpreh se OSBE, në draftin final do të japë edhe një sërë rekomandimesh, të cilat duhet të zbatohen me patjetër, e për këtë do të jepet edhe ekspertiza e OSBE.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Të vësh dorën në zjarr për Peleshin të digjet dora dhe trupi!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat, para SPAK, tha se grupi …