Shumë biznese të vogla po mbyllen çdo ditë, shtresa e mesme është në luftë për mbijetesë

Jorida TABAKU

Turizmi rritet. Gjithnjë e më shumë të huaj vijnë për të parë mrekullitë e Shqipërisë.
Por gjithnjë e më pak shqiptarë hapin biznese të vogla.
Gjithnjë e më shumë dyer mbyllen.
Pse?
E dinë të gjithë: taksat e larta, mungesa e mbështetjes, dhe një qeveri socialiste që nuk e do sipërmarrjen e ndershme.
8 nga 12 qarqe të vendit kanë rënie të ndjeshme të bizneseve të vogla.
Ato që qeveria i quan “rritje ekonomike” janë vetëm fasada. Janë reklama. Janë mashtrime.
E vërteta është kjo: Shqipëria është në krizë.
Sa herë mbyllet një biznes i vogël, një familje futet në vështirësi.
Sa herë mbyllet një punishte, humb një lagje, zbehet një komunitet.
Shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare është sipërmarrja e vogël.
Dhe për qeverinë socialiste, kjo shtyllë është armiku numër një.
Sepse shtresa e mesme nuk është klienteliste. Nuk shitet. Nuk hesht.
Ajo lufton.
Kundër monopoleve. Kundër shtetit të kapur. Kundër një ekonomie që punon vetëm për pakicën.

About Redaksia

Check Also

Tensione në Kuvend, Bardhi: Hiqni imunitetin Ballukut, jeni kthyer në mburojë!

Kuvendi ka nisur me debate për çështjen e Belinda Ballukut. Kreu i grupit të PD, …