SPAK nuk bën asgjë pa urdhrin e Sulltanit, Balla duhej të ishte arrestuar 1 vit e gjysmë më parë!

Jamarbër Malltezi akuzon SPAK se është nën urdhrat e Edi Ramës dhe se procesi i njohur si dosja ‘Partizani’ është bërë bazuar në këto urdhra, si hakmarrje politike ndaj liderit të PD-së

Malltezi tha se gjatë procesit gjyqësor do të kërkojë të thirren në GJKKO dhe vetë kryeministri Edi Rama dhe Taulant Balla i cili ka bërë kallëzim të rremë dhe për këtë duhej të ishte në burg.

“….Edi Ramën e kemi kërkuar të jetë pjesë, dhe do vazhdojmë ta kërkojmë. Patjetër që do jetë edhe Taulanti, pasi ka bërë kallëzim të rremë, dhe këta nuk e marrin guximin ta hetojnë.

Në burg është Salianji që s’ka bërë fare kallëzim përpara prokurorisë, ndërkohë Taulant Balla ka bërë kallëzim të rremë dhe këta nuk guxojnë. Ju të gjithë e dini se prej një viti e gjysmë Balla duhet të ishte arrestuar, por akoma jep urdhër Rama dhe nuk bëhet asgjë pa urdhrin e Sulltanit”.

Sot, në Gjykatën e Posaçme nis procesi gjyqësor politik ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për dosjen “Partizani”.

About Redaksia

Check Also

Banda kriminale shtetërore që po kryen vrasje dhe gjobëvënie

Pas vrasjes së Artan Myrtajt në Sarandë ditën e djeshme, mëngjesin e kësaj të hëne …