Foto/ Spiropali “përkujton” Kadarenë me fustanin 500 euro

Teksa Shqipëria konsiderohet si një nga vendet më të varfëra të Europës, duket se politikanët shqiptarë nuk e kursejnë luksin për veshjet e tyre, të cilat kapin vlerën e rrogës mujore të një pjese së mirë të shqiptarëve.

Rasti i tillë është edhe i kryeparlamentares Elisa Spiropali, e cila është shfaqur gjatë një konference për rastin e 1 vjetorit të ndarjes nga jeta të shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare, me një fustan i cili kap vlerën e qindra eurove.

Në nëj vëzhgim në faqen e Internetit të ‘Gibot Roma’,  fustani ‘CREAM BOW PRINT MIDI DRESS’, me ulje kap vlerën e 475 eurove, pra pak më shumë se rroga minimale që merr një pjesë e mirë e shqiptarëve.

Ndërsa në rrjetet sociale ka shpërthyer ironia, teksa Lolita shkruan: “500 euro fustan për të takuar Skënder Gjinushin, ti qofsh o Elisa!”.

About Redaksia

Check Also

Afera e “hangarit” 21.2 milionë euro/ Çfarë ndodhi në takimin e Pacollit me Ramën dhe Ballukun

Gazment BARDHI Intervista e biznesmenit Behgjet Pacolli zbardh një tjetër aferë korruptive të Belinda Ballukut. …