Rinumërimi i votave në Tiranë, Alimehmeti: KQZ mbrojti manipulimin!

Kandidati i PD, Ilir Alimehmeti nuk është i kënaqur as me procesin e rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës.

Alimehmeti u shpreh se KQZ e bëri rinumërimin si donte vetë dhe nuk pranoi të merrte për bazë videot e saj, nga të cilat ai në cilësinë e kandidatit bëri dhe kërkesën për rivlerësim.

“Rinumërimi si u bë nga KQZ dhe si u vendos nga KAS nuk u bë si kërkuam ne. Kërkesa ime u hodh poshtë nga KAS dhe Kolegji, duhet të pyesni këto organe se përse. Nuk kanë dashur qëllimisht të shihen videot pasi atyre zbulohet çfarë është bërë. Bëhet fjalë për kamerat e KQZ dhe ajo nuk dëshiroi të hapte videot, por kutitë.

Videot i hodhi poshtë dhe pranoi kërkesën e subjektit politik. Ishim të qartë që nuk do të prodhonin gjë. KQZ nuk hyri në rrënjën e manipulimit, nuk shkoi te videoja. Ne ia kishim ofruar si kampion dhe nuk pranuan. Ata bën çfarë deshën vetë dhe jo çfarë kërkuam ne. Baza e provës përbëhet nga video e KQZ, ne atë kemi parë. Nëse këtë video nuk e përdor më, atëherë nënkupton që po mbron manipulimin”, tha Alimehmeti në A2CNN.

About Redaksia

Check Also

Takimet në Durres të demokratëve janë një shpresë për ndryshimin

Ka të rinj dhe të reja në takime,. Ka qytetarë dhe shpresë për ndryshimin në …