Gazetarja Ola Xama ka komentuar nisjen e gjyqit ndaj kryetarit të PD, Sali Berisha.
Gjatë fjalës së saj gazetarja theksoi se ligji kolegjial i qeverisë Berisha nuk është ligj personal, por ligj që kanë përfituar mijëra familje ish-pronare.
Xama tha gjithshtu se dosja ndaj Berishës është me akuza qesharake dhe pa fakte.
“Dy akuzat janë korrupsion dhe pastrim parash. Zoti Malltezi akuzohet se është favorizuar për t’i kthyer një tokë nga familja e gjyshit dhe është favorizuar nga Berisha, në atë kohë kryeministër, përmes përfitimit të një prone, që sipas dokumentave, prona ka qenë e familjes së tij, por është favorizuar me disa vendime nga qeveria. Për të shpallur terrenin tokë ku mund të ndërtohej, por gjithashtu duke futur procedurën e pagesës me bono privatizimi, duke përfituar tokë ku më pas është bërë investitor dhe është ndërtuar një kompleks me 19 pallate. Ka përfituar para që i konsideron produkte të veprës penale.
Për këto para prokuroria pretedon se Berishës i janë mbuluar disa shërbime shëndetësore, pushime dhe për fondacionin e zonjës Liri Berisha. Po kështu edhe fatura për shpenzime gjyqësore për heqjen e non-gratës në Britaninë e Madhe apo procesin në Francë ndaj ish-Sekretarit Blinken. SPAK e akuzon zotin Berisha se ka krijuar Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimin të Pronave, ndër të tjera për të ndihuar edhe dhëndrin e tij për t’i dhënë tokën, pork jo është pak qesharake sepse ka qindra mijëra familje që kanë përfituar pronën prej kësaj”, tha Xama për TPZ.