Xhaka mes Leverkusenit dhe Milanit…

Drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit, Simon Rolfes ka folur për të ardhmen e Granit Xhakës.

Ylli i “Farmaceutikëve” është bërë objektiv i Milanit, por që palët nuk kanë arritur marrëveshje.

E së fundmi, zyrtari i lartë i klubit gjerman foli rreth interesimit të “Rossoneri” për kapitenin e ekipit.

“Ne mbetemi të përqendruar tek faktet. Ndonjëherë kjo ndihmon në botën e sotme. Janë bërë shumë spekulime për një kalim të supozuar të tij tek Milani, por nuk ka pasur asnjë bisedim. Pas ndeshjes së fundit të sezonit në Mainz i thashë Granitit që mbetet një lojtar i rëndësishëm për ne. Kjo qasje e jona nuk ka ndryshuar”, u shpreh Rolfes për “Kolner Stadt-Anzeiger.

Xhaka personalisht e ka shprehur dëshirën e tij për t’iu bashkuar shtatë herë kampionit evropian, por që oferta e këtij të fundit ishte e pamjaftueshme për Leverkusenin.

Pas largimit të yjeve të ekipit dhe të trajnerit Xabi Alonso, edhe Xhaka e dëshiron largimin, por trajneri i ri, Erik ten Hag dëshiron ta ndërtojë ekipin përreth përfaqësuesit zviceran.

Sidoqoftë, vera është e gjatë dhe deri në fund të saj mund të ndodh gjithçka.

Ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut e Arsenalit mbetet njëri prej mesfushorëve më të mirë në Evropë, thënë kjo edhe në bazë të statistikave të viteve të fundit.

About Redaksia

Check Also

“Ne besojmë te njëri-tjetri”/ The Guardian: Rruga e vështirë e Kosovës nga lufta te shpresa për Kupën e Botës

Kombi ballkanik u bë anëtar i FIFA-s vetëm në vitin 2016, por fitorja ndaj Turqisë …