Zegjineja e Ramës humbet mandatin!

Zegjine Çaushi humbi mandatin pas rinumërimit të kutive në Qarkun Fier.

Mandati i Zegjine Çaushit i kalon koleges së saj socialiste, kandidates Matilda Bardho, duke përmbysur rezultatin e 11 majit.

Nga rinumërimi, Zegjine Çaushit i janë hequr 47 vota që ishin numëruar pas përmbylljes së procesit zgjedhor të 11 majit.

Kandidatja Matilda Bardho fitoi përballë Zegjine Çaushit me 10 vota.

Ishte Komisioni i Ankimimeve Sanksioneve që vendosin në Qakun e Fierit pas kërkesës së subjekteve politike.

Kujtojmë se Zeqineja është simboli i fushatave të Belinda Ballukut në Fier, kur u bë e njohur për videot e saj qesharake në rrjetet sociale. Ndërkohë, besniku tjetër i Ballukut, Ceno Klosi, siç rezultoi edhe nga rinumërimi kishte bërë namin duke vjedhur vota, të cilët ishin të tillë mbi 800 vota nga ky proces.

About Redaksia

Check Also

Deklarata e ish-ministrit të Ramës/ Dorëheqja nga posti i kryeministrit është bekim për të

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, e konsideron valën e protestave si një zhvillim të rëndësishëm …