Berisha: Kontrata e lobimit është mes fondacionit dhe kompanisë! PD pranon vetëm shërbimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ka sqaruar detaje lidhur me kontratën e lobimit, duke theksuar se kjo marrëveshje nuk është e lidhur drejtpërdrejt me PD-në, por mes një fondacioni dhe kompanisë.

Ai theksoi se Partia Demokratike pranon vetëm shërbimin dhe se çdo hap është i transparent dhe i njohur për publikun.

“Tani, ajo nuk është mes PD-së dhe kompanisë. Ajo është midis fondacionit dhe kjo varet nga fondacioni.

Ne jemi transparent dhe njoftojmë çdo gjë. Vetë kompania është super transparente. Ka një website ku publikon çdo dokument.

Kontrata nuk është midis PD dhe kompanisë, është midis fondacionit dhe kompanisë.

Përsa kohë që nuk kemi marrë një vendim, do të ju qartësoj. Ky është një proces në vazhdim, por varet dhe nga fondacioni, edhe nga të tjera”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vjedhjet që kalojnë nga Turqia/ Pacolli: Mesazhi që biznesmeni turk mori nga Presidenca e Erdogan

E njëjta skemë si në rastin e Tunelit të Llogarasë ashtu edhe në Aeroportin e …