Kryetari i PD, Sali Berisha, në një konferencë për media, u shpreh se zgjedhjet e 11 majit 2025 ishin një farsë totale, ku pushteti tregoi fytyrën e tij të vërtetë.
Ai bëri një denoncim mbi mënyrën si u manipulua një mandat, duke përmendur një shembull të tanishëm: “Ata ia hoqën mandatit një deputeteje, sepse i duhej ‘Zegjineja’. Kështu është – për këtë narkonomenklaturë, mandatet janë thjesht letra pa vlerë.”
“Partia Demokratike nuk i njeh këto zgjedhje. Ajo ka luftuar dhe do luftojë për një qeveri teknike dhe zgjedhje të reja.
Ky rezultat nuk shpreh në mënyrë absolute vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Dhe gjersa nuk shpreh vullnetin e qytetarëve shqiptarë, nuk mund të pranohet.
A i patë vetë ju. Shembulli më i fundit.
Numërimi, se filluan ta kritikojnë numërimin, pse e kërkojnë numërimin. Ata që kanë frikë nga transparenca, që janë si me qenë qenie të errësirës, urdhëroni çfarë nxorri rinumërimi. Ceno Klosi hajdut me çizme. Ceno Klosi është Lubi Balluku.
Çfarë tregoi tjetër? Se edhe tjetri deputet kishte marrë mandatin.
Tregoi tjetër se për këtë narkonomenklaturën mandatet janë letrat pa vlerë. E patë si i kaloi asaj tjetrës së i duhet Zegjineja.
Shikoni se çfarë janë, nuk ka rëndësi vullneti, nuk ka fare rëndësi qytetari. Qytetarët votuan për atë zonjën tjetër. Brenda 5 orëve mandatin e saj e bënë të paqenë. E kthyen tek Zegjineja.
E kthyen por dolën lakuriq para botës, ja se ç’janë, ja si votuan, ja si i numëruan”, tha Berisha.