Komisioni për Dezinformimin/ Zhupa: Bord censurues, Trump e zhbëri pasi përdorej kundër kundërshtarëve!

Deputetja e PD, Ina Zhupa teksa mori fjalën në parlament, lidhur me nismëm ligjore për Dezinformimin, u shpreh se Komisioni i ngritur më herët, kishte si qëllim censurimin.

Një komision, që konsiderohej si strukturë autoritare për të censuruar lirinë e fjalës, Zhupa tha se edhe memorandum Shqipëri-SHBA, u zhbë, për shkak se presidenti Trump e konsiderontë si ‘armë’ ndaj kundërshtarëve, një strukturë e ngritur nga administrate paraardhëse e Biden.

Sipas Zhupës, një komision i tillë që tanimë kërkon të bëhet ligj, është në kundërshtim edhe me vetë rregulloren e BE për transparencën.

“E nisur se kjo, nga memorandum SHBA-Shqipëri. Trump, presidenti i SHBA-së e cilësoi këtë bord dezinformimi censurues, që ju kishit marrëveshjem dhe e konsideruar si strukturë autoritare për të censuruar lirinë e fjalës. Trump e konsideroi për t’u përdorur ndaj kundërshtarëve, ndaj u zhbë ky komision dhe me vullnetin e Trump. Atë që tashmë është demaskuar nga vetë presidenti i SHBA-së, që kishte qëllime të ndryshme nga ata të shpallura zyrtarisht.

Ndryshe nga paçavurja që sillni ju, BE e ka fokusuar në transparencë. Strategjia e BE ka për synim transparencën, heqjen e llogarive false, ka për synim identifikimin e aktorëve të huaj, strategjia juaj s’i ka, por ka si qëllim forcimin e instiotucioneve në ndërhyrjen mediatike. Këto ndërhyrje legjitime, në një startegji normale duhet të rakordoheshin me BE, NATO apo me studion hibride në Holandë.

Kur ngrihet një incitucion i ri, s’e përfshini koston financiare, që është shkelje e rregullores e ligjeve në Shqipëri.

Kontrollin mediatik do ta bëjë qeveria, përmes start –up, do të bëjnë interesin e atij që jep fonde dhe më pas këto start up do vlerësojvë cilësinë e lajmit. Shteti do të mbështesë gazetarinë investigative, e thoni në projektligj. Do investigojë skandalet që do t’u presë ‘kokën’ Edi Rama, ndonjë kryebashkiak, apo skandal të opozitës”, tha Zhupa.

About Redaksia

Check Also

“Flamingo Mirror” si propaganda në pasqyrë

Nga Luçiano BOÇI Rama premton se “brenda disa javësh” do t’u tregojë shqiptarëve transparencën për …