Gazetari Dritan Laçi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ u shpreh se vend depozitimi i mbetjeve në Elbasan duhet të ishte një skenë krimi sot.
Laçi: Me një hetim kryesisht SPAK mund ta marrë në zotërim këtë dosje.
Pra edhe prokuroria e Elbasanit mund të shpallë moskompetencën e vet përsa i përket hetimeve.
Vend depozitimi i mbetjeve në Elbasan duhet të ishte një skenë krimi e gjitha.
Vetë fakti që vatra e zjarrit nis në qendër të saj, të lë gjithmonë dyshimin se mund të kemi të bëjmë me një piromani të qëllimshme.
Dhe kjo ndodh menjëherë pasi nis një hetim ndaj ‘Eco Alb’.
Pra tre ditë pasi nis një hetim ndaj ‘Eco Alb’, ka një zjarrvënie të tillë.
E cila në fakt nuk është e para që ndodh në Elbasan.
Pavarësisht se kjo nuk është vetëm situata në Elbasan. Sepse kjo situatë është edhe në Vlorë.
Kjo situatë para 2 vitesh ishte edhe në Fier.
Një situatë e tillë është edhe në landfillin e Tiranës.